Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka njoftuar një tjetër goditje ndaj piraterisë online, duke bërë të ditur se platforma e paligjshme “shqiperia.dev”, e cila ritransmetonte pa autorizim përmbajtje të operatorëve të licencuar në Shqipëri, është bërë e paarritshme.

Lajmi është bërë publik nga drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj, platforma u raportua zyrtarisht nga AMA për shkelje të të drejtave të transmetimit, ndërsa kompania Cloudflare reagoi menjëherë duke konfirmuar ankesën dhe duke identifikuar ofruesit e shërbimit të hostimit që mbështesnin funksionimin e faqes.

Krasniqi thekson se si rezultat i këtij bashkëpunimi, faqja aktualisht nuk është më e aksesueshme dhe se AMA do të vijojë monitorimin dhe raportimin e çdo platforme të dyshuar për pirateri, me synim mbrojtjen e operatorëve të licencuar dhe të drejtave mbi produktin audioviziv.

“Një tjetër pirat merr dënimin e merituar!

Platforma e paligjshme shqiperia.dev, e cila ritransmetonte pa autorizim DigitAlb, Tring dhe operatorë të tjerë me licencë kombëtare, u raportua zyrtarisht nga AMA.

Cloudflare u përgjigj menjëherë duke konfirmuar ankesën dhe duke zbuluar ofruesit e hosting-ut përgjegjës për infrastrukturën e sit-it! Si rezultat, platforma aktualisht është e paarritshme!

AMA vazhdon të monitorojë dhe raportojë çdo platformë të dyshuar për pirateri të produktit audioviziv, në mbrojtje të operatorëve të licencuar dhe publikut”, shkruan Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër