‘Jemi në diktaturë’, Nuri: Rama po përdor policinë për të frikësuar qytetarët për komentet në rrjetet sociale

Nga Xh M
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 korrik Zhurnal.mk – I ftuar në një intervistë në “Kafe Shqeto”, drejtues i Departamentit të Drejtësisë së Partisë Demokratike, Franc Nuri deklaroi se çështja e hetimeve për komentet dhe vlerësimet e qytetarëve në platformat online nuk lidhet me vepra penale.

Nuri u shpreh se komentet dhe vlerësimet e bëra nga qytetarët në llogaritë e tyre personale online nuk përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal, ndërsa kundërshtimet për dëmtim reputacioni duhet të trajtohen përmes platformave përkatëse dhe jo organeve të policisë.

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë së PD-së theksoi se bizneset që pretendojnë se u është dëmtuar reputacioni duhet t’i drejtohen platformës Google dhe jo organeve të policisë, pasi bëhet fjalë për një çështje civile dhe jo penale.

Ai e mbylli qëndrimin e tij me akuzën se situata tregon një regjim ku qytetarët frikësohen për shprehjen e mendimit të tyre: “Jemi në diktaturë”.

Fjala e tij:

E rikujtojmë për publikun: në atë rast u desh ndërhyrja urgjente e Gjykatës së Strasburgut, sepse SPAK-u ishte duke e çuar çështjen në hetim dhe po avanconte. Dhe imagjinoni, po të mos ndërhynte Strasburgu, se çfarë do të kishte ndodhur.

Megjithatë, për t’u rikthyer te thelbi i pyetjes suaj, në aspektin juridik, është e vërtetë që Kodi Penal në Shqipëri parashikon një sërë dispozitash në lidhje me krimet kibernetike. Po t’i analizosh të gjitha, nga e para tek e fundit, asnjë prej këtyre veprave penale nuk mund të kategorizohet në lidhje me çështjen e review-ve, pra me komentet që qytetarë të zakonshëm kanë bërë në biznese të ndryshme private, me account-et, me llogaritë e veta personale në platformën Google apo në platformat e tjera online.

Pse? Sepse, e para e punës, kemi të bëjmë me një marrëdhënie tërësisht private, individuale, që secili ka me kushtet dhe Terms and Conditions, pra me kushtet dhe kontratën që ka me vetë platformën Google. Google ta lejon t’i bësh këto review, pra këto komente ose këto yje, në thonjëza, këtë vlerësimin me një yll, dy, tre deri në pesë yje. Po themi si tip vlerësimi, si tip note, nga nota më e ulët në notën më të lartë, që të na kuptojnë edhe qytetarët që ndoshta janë në një moshë që nuk e kanë parasysh se çfarë po themi, komente, review, se çfarë do të thotë.

Dhe kur qytetarët japin vlerësimin me një yll nga pesë yje të mundshme, do të thotë që shërbimi aty është i keq, kushtet nuk janë të mira e të tjera, e të tjera. Dhe ata japin vlerësimin e tyre personal.

Pse nuk është një problem ligjor dhe penal, për më tepër? Sepse, atëherë, e para, bizneset që janë të dëmtuara, supozojmë që mund të jenë të dëmtuara, duhet ta mbrojnë reputacionin e tyre vetë te platforma Google. Pra, të ankohen vetë te Google, nuk kanë punë me Policinë e Shtetit. E para. Është një çështje, le të themi, një ankesë që mund të jetë në aspektin civil dhe jo aspak në aspektin penal.

Përdorimi i policisë për të identifikuar, për të frikësuar qytetarët vetëm sepse kanë dhënë një vlerësim, që politikisht apo në çfarëdolloj aspekti mund të ngrinte shqetësime, kjo ka të bëjë me disproporcionalitetin dhe ka të bëjë me lirinë e shprehjes së qytetarëve, nuk ka të bëjë aspak me vepra penale.

Kur mund të lindë realisht përgjegjësia penale? Ta kthejmë pak, supozojmë se paska diçka dhe tani të shikojmë se ku janë limitet ligjore në këtë rast. Kufiri ndarës midis këtyre veprave penale që ka Kodi Penal dhe veprimeve konkrete që pretendon policia se janë kryer, unë mendoj që është te përdorimi i llogarive që mund të jenë pa autorizim, mund të jenë të vjedhura, mund të jenë ndërhyrje teknike, mund të jetë përdorimi i identitetit të një personi tjetër, mund të jenë chat bot-e e të tjerë, e të tjerë.

Pra, gjë që këtu, në këtë rast konkret, nuk provohet. Nuk provohet sepse është bërë vetëm thirrje që persona të ndryshëm të organizohen për të dhënë komente ndaj një biznesi apo një biznesi tjetër. Dhe vetë fakti që mund të ketë një thirrje të tillë nuk konsiderohet bashkëpunim në kuptimin e Kodit Penal. Sepse, që të ketë bashkëpunim, duhet të ketë së paku një vepër penale dhe, në këtë rast, nuk ka vepër penale.

Pra, fakti që janë koordinuar, që mund të jenë koordinuar potencialisht, nuk të çon detyrimisht në konkluzionin se ka vepër penale.

Pse bëhet e gjitha kjo? Është shumë e thjeshtë. Jemi në një diktaturë. Jemi në diktaturë, duhet ta pranojmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër