Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Nga Xh M
1,182 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 korrik Zhurnal.mk – Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.

Programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në udhëheqje, planifikim strategjik dhe vendimmarrje në mjedise komplekse të sigurisë.

Shkollimi i oficerëve të FSK-së në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër