Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Me një investim prej mbi gjashtë milionë euro të siguruara përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka filluar rregullimi i plotë i shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit.
Projekti përfshin 12 kilometra nga fshati Bojanë deri në Gllumovë, ku lumi derdhet në Treska dhe do të zbatohet në faza deri në vitin 2029 me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit rreth përmbytjeve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
