Basketboll/ Shqipëria U-16 e vajzave fiton medalje argjendi në Divizionin C të Europianit, 13-vjeçarja Helena Byberi udhëheq ekipin kuqezi

Nga L. M
A+ A-
Rivendos

Shqipëria U-16 e basketbollit të vajzave është kthyer me medalje argjendi nga Divizioni C i Kampionatit Europian, event i zhvilluar në Maltë më datat 7-12 korrik.

Pasi e kishin mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota, duke i fituar të tria ndeshjet dhe pas suksesit në një gjysmëfinale tepër emocionuese të shtunën kundër Gjeorgjisë, vajzat kuqezi zbritën dje në parket për finalen e madhe përballë vendëseve të Maltës.

Përtej dëshirës së madhe për të mbërritur te medalja e artë, skuadra e drejtuar nga Olsi Muça nuk ia doli që ta kalonte me sukses provën e fundit të kompetecionit, pasi ishin maltezet ato që triumfuan në shifrat 51-76. Pas pjesës së parë të ekuilibruar, loja e Shqipërisë erdhi në rënie, me vendëset që e bënë diferencën në gjysmën e dytë.

artikuj të ndërlidhura