Sulmet izraelite vranë të paktën 13 palestinezë në Gaza

Nga L. M
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Të paktën 13 palestinezë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza, sulmet kanë ndodhur pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, e cila është në fuqi që nga 10 tetori 2025.

Trupat e 13 viktimave janë dërguar në spitale në zona të ndryshme të Gazës.

Që nga fillimi i armëpushimit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, sulmet izraelite kanë vrarë 1,123 palestinezë dhe kanë plagosur 3,616 të tjerë. Gjithashtu, janë gjetur rreth 800 trupa.

Që nga 8 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite ka arritur në 73,246, ndërsa 173,727 persona janë plagosur.

Sipas raportimeve, rreth 90 për qind e infrastrukturës civile në Gaza është dëmtuar ose shkatërruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër