Editorial / A i konvenon opozitës që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Nga I.A
2,561 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sërish pretendimet e opozitës se pushteti po përgatitet për zgjedhje të parakohshme madje shumë më herët se pranverën e vitit të ardhshëm. Në këtë pretendim të opozitës, Mickoski në një farë mënyre u bëri me dije opozitës se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kurdo që dëshiron opozita. Por, pyetja që shtrohet në opinion është se a janë gati opozita për zgjedhje dhe çfarë po bëjnë ata që nëse mbahen zgjedhjet të jenë të konsoliduar dhe të dalin me rezultat më të mirë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Sondazhet nuk e nxjerrin mirë opozitën maqedonase – LSDM të bëhet gati!

Sipas sondazheve të publikuara në muajin qershor, VMRO-DPMNE ka një vlerësim prej 25.5%, ndërsa LSDM ka 8.6% të numrit të përgjithshëm të të anketuarve. Nga votuesit e pyetur, numri më i madh përsëri zgjedh të votojë VMRO-DPMNE me 42%, ndërsa 12% e votuesve të vendosur zgjedhin LSDM-në.
Nga votuesit e anketuar, BDI-në mund ta votojnë 13%, VLEN 11.5%, Levica 10% dhe ZNAM 3.85%.
Këto të dhan tregojnë se LSDM duhet të bëjë reforma të cilat do ta çojnë në një rezultat më të mirë.
Të gjithë në Maqedoninë e Veriut e dinë se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për këtë arsye LSDM duhet të përgatitet seriozisht për çdo cikël të mundshëm zgjedhor.

Çdo parti politike duhet të jetë vazhdimisht e përgatitur për zgjedhje, pavarësisht nëse janë zgjedhje të rregullta apo të parakohshme parlamentare.

Udhëheqja e partisë duhet të punojë edhe më shumë, si nga pikëpamja organizative ashtu edhe nga ajo programore, në mënyrë që LSDM të veprojë si një strukturë e organizuar që do të jetë një alternativë ndaj qeverisë aktuale, shkruan “Zhurnal.mk”.

Edhe në zgjedhjet e ardhshme mbetet sistemi i njejtë zgjedhor

Afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje midis partive politike mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka kaluar pa rezultat. Pavarësisht thirrjeve për kompromis dhe paralajmërimeve se vendi mund të mbetet pa fonde të konsiderueshme evropiane, partitë nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre.

Mungesa e një marrëveshjeje do të thotë që Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet pa 4.2 milionë euro fonde evropiane, pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë pjesë e axhendës së reformave që lidhen me mbështetjen evropiane.

Në vend që të vazhdonin bisedimet në Parlament për të harmonizuar qëndrimet, partitë politike shkëmbyen akuza përmes deklaratave partiake dhe postimeve në rrjetet sociale.

Është fakt se modeli ekzistues zgjedhor, kryesisht u përshtatet partive të mëdha. Modeli aktual me zona të shumta zgjedhore, favorizon subjektet më të mëdha politike dhe ofron vende parlamentare që nuk korrespondojnë me mbështetjen reale midis qytetarëve. Megjithatë, edhe pse kishte iniciativa të ndryshme që modeli zgjedhor të jetë me një njësi, me 3 ose me 8 njësi zgjedhore, sërish partitë nuk u morën vesht. Nga kjo që ka ndodhur deri më tani, edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kemi 6 njësi zgjedhore, ndërsa shqiptarët kryesosht presin të nxjerrin depiutetë në zonat 1, 2, 5 dhe 6, shkruan “Zhurnal.mk”.

Opozita e përçarë, nuk ka shpresë për fitore

Në vend që të opozita të ankohet vazhdimisht për çështjen se kush do të marrë përsipër udhëheqjen e opozitës, mund të jetë më e rëndësishme të monitorohet nëse iniciativat e ndryshme do të kenë sukses në krijimin e një hapësire më të gjerë intelektuale dhe politike në të cilën do të artikulohet përsëri një ofertë moderne politike.

Qeveria mbetet në pozicionin e një favoriti politik: qeveria ka një shumicë të qëndrueshme dhe iniciativa është ende në anën e saj. Por viti i ardhshëm do të jetë veçanërisht domethënës. Opinioni do ta vlerësojë qeverinë gjithnjë e më pak sipas premtimeve zgjedhore, dhe gjithnjë e më shumë sipas rezultateve reale – në të cilat treguesit ekonomikë, reformat, shërbimet publike, integrimi evropian dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë kriteret kryesore.

Kjo është një periudhë në të cilën çdo qeveri natyrshëm lufton për të ruajtur kreditin e saj fillestar politik. Në të njëjtën kohë, është pothuajse e sigurt se spekulimet për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare do të rriten. Pavarësisht nëse dhe kur ato zhvillohen në të vërtetë, vetë presioni do të ndikojë në sjelljen e të gjithë aktorëve politikë: qeveria do të monitorojë vlerësimet e veta dhe do të kërkojë momentin më të favorshëm politik, ndërsa opozita do të duhet t’i përgjigjet shumë më shpejt pyetjes nëse është gati të bëhet përsëri një alternativë serioze politike.

Kjo është arsyeja pse në muajt e ardhshëm nuk ka gjasa të jenë një periudhë konsolidimi politik paqësor, por më tepër një kohë riorganizimi intensiv. Ndërkaq, opozita nëse nuk gjenë zgjidhje për bashkim, ata do të shkojnë në zgjedhje të vetëdijshëm se nuk do të kenë një fitore bindëse, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër