LSDM: “Pas Gruevskit, i lirë është edhe Latas dëshmi e qartë se Mickoski kontrollon Prokurorinë”

Nga I.A
1,266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – SDSM sot, përmes një kumtese, akuzoi se lirimi i Dragan Pavlloviq Latasit, pasi Prokuroria është tërhequr nga aktakuza ndaj tij, përbën edhe një dëshmi tjetër për, siç theksojnë, ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë.

Partia vlerëson se, pas aktgjykimit lirues për ish‑kryeministrin Nikola Gruevski, rasti i Latasit tregon se kryeministri Hristijan Mickoski “drejtpërdrejt menaxhon Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor”.

“Kur bëhet fjalë për dikë të afërt me VMRO‑DPMNE‑në ose vetë Mickoskin, aktakuzat zhduken. Kur bëhet fjalë për kundërshtarë politikë ose kritikë të pushtetit, Prokuroria është jashtëzakonisht e zellshme dhe efikase”, thuhet në kumtesën e SDSM‑së.

Sipas partisë, kjo gjendje paraqet pengesë serioze për integrimin evropian të vendit, sepse Bashkimi Evropian kërkon gjyqësor dhe prokurori të pavarur.

Në kumtesë shtohet se, sipas SDSM‑së, Prokuroria, në vend që të jetë institucion i pavarur që lufton krimin, po vepron sipas porosive politike dhe po mbron persona të afërt me pushtetin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër