SHBA lejon shitjen e armëve 1.96 mld USD drejt Arabisë Saudite

Nga R.ZH
1,191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

SHBA, 16 korrik, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar mundësinë për të shtitur Sisteme të Armëve të Avancuara për Precizion të Lartë drejt Arabisë Saudite, në një marrëveshje që arrin vlerën e 1.96 miliard dollarëve, ka bërë me dije Departamenti i Shtetit të mërkurën.

Kjo propozim për shitje synon të forcojë objektivat amerikane në politikën e jashtme dhe sigurisë kombëtare duke fuqizuar sigurinë e një partneri të rëndësishëm jo-anëtar i NATO-s, i cili luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në Rajonin e Gjirit, tha Departamenti i Shtetit në deklaratën e tij.

Shitja pritet të rrisë kapacitetin e Arabisë Saudite për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke fortifikuar mbrojtjen e vet dhe duke përmirësuar bashkëpunimin me forcat amerikane, si dhe ato rajonale dhe të NATO-s, sipas Departamentit të Shtetit.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të rrisë kapacitetet e flotës ajrore të Arabisë Saudite dhe do të forcojë aftësitë e saj për vetëmbrojtje në ajër-ndaj-ajri dhe ajër-ndaj-tokë.

BAE Systems është kryesori për realizimin e kësaj marrëveshje, dhe gjithashtu do të dërgohen në total 30 përfaqësues nga qeveria dhe kontraktorët amerikanë në Arabinë Saudite për një periudhë afatgjatë për të mbështetur programin, kryerjen e rishikimeve teknike, trajnimin dhe mbajtjen e mirëmbajtjes atje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër