Prokuroria po heton kush e ka ndotur ujin e pijshëm në Gostivar

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Pas informacionit fillestar se në Gostivar, në vendbanimin Vrutok, ka pasur ndërhyrje të dyshuar të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, për shkak të së cilës spitali është mbushur me qytetarë që paraqiten me probleme shëndetësore, Prokuroria njofton se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Nga Prokuroria Themelore Publike informojnë:

“Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime lidhur me kallëzimin për cilësinë e ujit të pijshëm.”

Aktualisht nuk dihet numri i saktë i qytetarëve që kanë raportuar probleme shëndetësore. Kjo informatë pritet nga autoritetet shëndetësore në Gostivar.

artikuj të ndërlidhura