Njoftim zyrtar, UJP u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore

Nga I.A
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Administrata e të Hyrave Publike njofton qytetarët se janë ndërmarrë aktivitete për përmbylljen e procesit të regjistrimit në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore (E‑PPD), për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim të profilit të përdoruesit si tatimpagues – person fizik, por procedura nuk është finalizuar plotësisht.

Pas kontrolleve të kryera në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore (E‑PPD), është konstatuar se mbi 35.000 qytetarë kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim të profilit të tatimpaguesit – person fizik, por procedura nuk është përfunduar deri në fund.

Për të mundësuar përmbylljen e procesit, këtyre qytetarëve u janë dërguar mesazhe të personalizuara nga Administrata e të Hyrave Publike përmes adresës elektronike info@ujp.gov.mk, me udhëzime për veprimet e mëtejshme.

Nga UJP theksojnë:

“Nëse jeni pjesë e kësaj grupi qytetarësh, ju ftojmë të paraqiteni në zyrën kompetente të Administratës së të Hyrave Publike me dokument të vlefshëm identifikimi, në mënyrë që personi zyrtar i autorizuar të miratojë regjistrimin tuaj.”

Pse është e rëndësishme të keni profil të vlefshëm dhe aktiv në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore?

  • Ju mundëson përdorimin e shërbimeve përmes portalit të shërbimeve elektronike: https://uslugi.gov.mk/
  • Ju mundëson qasje në të dhënat e Deklaratës suaj Tatimore Vjetore për tatimin mbi të ardhurat personale (DLD‑GDP).
  • Ju mundëson realizimin e të drejtave që burojnë nga kompetencat e UJP – si lëshimi i vërtetimeve për të ardhurat e realizuara – si dhe të drejtave nga institucione të tjera.
  • UJP dërgon të dhëna në institucione të tjera që vendosin për të drejtat e qytetarëve; këto të dhëna mund të jenë vendimtare për realizimin e të drejtave tuaja.
  • Ju mundëson përdorimin e të drejtës së përcaktuar me Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH‑së për personat fizik – për të skanuar kuponët fiskalë në aplikacionin MojDDV, është e domosdoshme të keni profil aktiv në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore (E‑PPD).

Për informacione shtesë

Tatimpaguesit që kanë nevojë për informacione të tjera mund të kontaktojnë në:

  • info@ujp.gov.mk
  • 02/3253‑200
  • 0800 33 000

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër