“Helmimi nga uji”, Spitali i Tetovës i ofron ndihmë Spitalit të Gostivarit

Nga Xh M
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 korrik Zhurnal.mk – Spitali Klinik i Tetovës ka shprehur solidaritet dhe mbështetje të plotë për kolegët në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, të cilët po përballen me një fluks të shtuar pacientësh.

Përmes një njoftimi publik, Spitali Klinik i Tetovës thekson se është plotësisht i gatshëm që, nëse paraqitet nevoja dhe kërkohet nga institucionet kompetente, të vërë në dispozicion kapacitetet e tij njerëzore dhe profesionale për t’i dalë në ndihmë Spitalit të Gostivarit.

“Shëndeti i qytetarëve është përgjegjësi e përbashkët dhe në situata të tilla bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shëndetësore është thelbësor”, thuhet në reagim.

Nga Spitali Klinik i Tetovës shtojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për të ofruar çdo mbështetje të nevojshme, në interes të pacientëve dhe të shëndetit publik.

Në fund, institucioni u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë pacientëve dhe ka shprehur shpresën që situata në Gostivar të vihet sa më shpejt nën kontroll.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër