Levica: Rasti në Gostivar ngre dyshime për veprim të papërgjegjshëm me sistemin e ujësjellësit

Nga R.ZH
1,421 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 korrik, Zhurnal.mk – Partia politike Levica ka reaguar lidhur me rastin e ndotjes së dyshuar të ujit të pijshëm në Gostivar, duke vlerësuar se informacionet e publikuara ngrejnë dyshime serioze për veprim të rëndë dhe të papërgjegjshëm në menaxhimin e sistemit të furnizimit me ujë.

Në një komunikatë për media, Levica thekson se pretendimet se përmes pompave të vendosura në shtratin e lumit Vardar është tërhequr ujë dhe është futur drejtpërdrejt në sistemin e ujësjellësit të Gostivarit paraqesin një situatë alarmante.

“Uji sipërfaqësor i lumit nuk guxon të injektohet drejtpërdrejt në rrjetin e destinuar për ujë të pijshëm. Para se të futet në sistem, ai duhet të kalojë përmes një procesi të përshtatshëm teknologjik të pastrimit, dezinfektimit dhe kontrollit të përbërjes kimike dhe mikrobiologjike”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas Levicës, nëse një trajtim i tillë nuk është kryer ose është anashkaluar, atëherë nuk bëhet fjalë për një improvizim teknik, por për futjen me vetëdije të ujit të pakontrolluar në një infrastrukturë nga e cila varet drejtpërdrejt shëndeti i dhjetëra mijëra banorëve.

Partia kërkon që institucionet kompetente të zbardhin plotësisht rastin dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për çdo lëshim eventual që mund të ketë rrezikuar shëndetin publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër