Michigan, 18 korrik Zhurnal.mk – Biznesmeni dhe ish-politikani Behgjet Pacolli ka njoftuar se, në emër të JV Mabetex Veritas nga Michigani, ka firmosur një kontratë me vlerë prej disa qindra milionë dollarësh amerikanë në Samitin e Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak.
Në një reagim nga Uashingtoni, Pacolli tha se marrëveshja u nënshkrua në Dhomën e Tregtisë së SHBA-së në Uashington, D.C., ku gjatë samitit u lidhën marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë.
Sipas tij, kontrata e firmosur nga JV Mabetex Veritas e Michiganit parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit. Projekti përfshin infrastrukturën e plotë urbane, banesore, gastronomike dhe ambientale.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T. Ali Al-Zaidi, sekretarit të Energjisë së ShBA-së Chris Wright dhe Guvernatorit të Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil.
Pacolli u shpreh krenar që JV Mabetex Veritas vijon të ofrojë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke krijuar partneritete që hapin vende pune, rikthejnë jetën në komunitete dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.
