Izet Mexhiti merr pjesë në hapjen e ekspozitës “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi” në Kurshumli Han

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik, Zhurnal.mk – Në ambientet e Kurshumli Hanit në Shkup u hap ekspozita fotografike “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi”, e autorit Engin Uzun, fotograf shqiptar me prejardhje nga Shkupi.

Në këtë aktivitet kulturor mori pjesë edhe kreu i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili vlerësoi krijimtarinë shumëvjeçare të fotografit dhe rëndësinë e fotografisë në ruajtjen e kujtesës kolektive.

Mexhiti theksoi se Kurshumli Hani ishte një hapësirë e veçantë për organizimin e një ekspozite me titullin “ŞAHİT OL”, duke bërë një krahasim mes historisë që ruan ky monument dhe rolit të fotografisë në dokumentimin e kohës.

“Sikurse Kurshumli Hani ka ruajtur në muret e tij gjurmët e kohës, edhe fotografia ruan çaste që përndryshe do t’i merrte harresa. Historia nuk shkruhet vetëm në libra, por edhe në fytyra, vende dhe momente që objektivi i bën të përjetshme”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se fotografitë e ekspozitës dëshmojnë se momentet kalojnë, por rrëfimet që ato bartin mbeten pjesë e kujtesës kulturore.

Në fund, Mexhiti përgëzoi Engin Uzunin për 30-vjetorin e krijimtarisë artistike, duke i uruar shërim të plotë, shëndet dhe sukses në vazhdimin e rrugëtimit të tij profesional.

artikuj të ndërlidhura