Mungesa e vetëbesimit po e shkatërron ndërmarrësinë femërore

Nga D. V.
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dhjetë viteve të fundit, në botë janë themeluar me dhjetëra mijëra biznese të vogla kreative, dhe secila nga to kontribuon në ekonominë e shtetit të vet.

Industria kreative u ka dhënë njerëzve fleksibilitetin për të punuar me orar dhe rregulla sipas dëshirës – e kjo ndoshta është arsyeja se përse i tërheqë shumicën e njerëzve.

Por përderisa kjo industri ka shumë përfitime, femrat janë më pak të prira t’i fillojnë bizneset e veta sesa meshkujt.

Arsyeja kryesore prapa kësaj duket të jetë gjetja e kanaleve të duhura të shitjes për bizneset e tyre, ndjekur pas nga shndërrimi i një “ideje të vetme” në një biznes fitimprurës i cili mund të rritet dhe promovohet.

Por arsyeja më e rëndësishme që del të jetë shkaku se përse femrat po kanë probleme t’i fillojnë bizneset e tyre, del të jetë mungesa e vetëbesimit te to.

Sipas anketimeve, del se femrat janë thuajse trefish më të prira të thonë se mungesa e vetëbesimit është pengesa kryesore që i ndalon ato ta fillojnë një biznes.

Por edhe gjetja e furnizuesve, prodhuesve, qasja në mentorë apo këshilltarë biznesi, etj., janë faktorë tjerë kyç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër