Kallëzim penal për kompani dhe një të punësuar në Agjencinë për Punësim: Kanë përvetësuar mbi 50.000 euro

Nga I.A
1,914 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Probishtip ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë personave fizikë dhe katër personave juridikë, mes të cilëve edhe një i punësuar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Qendra për Punësim Probishtip. Ata dyshohen për disa vepra të vazhdueshme penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të procedurës për ndarjen e granteve dhe pastrim parash.

Grantet për Romët kanë përfunduar te persona që nuk i plotësonin kushtet

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pronarët dhe drejtuesit e kompanive të denoncuara, në marrëveshje me udhëheqësin e Qendrës për Punësim në Probishtip, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme ndihmë financiare të pakthyeshme përmes masës qeveritare të vitit 2024, e cila ishte e dedikuar për punësimin e personave të papunë nga komuniteti rom.

Në procedurë, në vend të personave që i plotësonin kushtet, janë punësuar persona që nuk ishin Romë dhe që kishin pasur përvojë të mëparshme pune. Sipas kallëzimit, përvoja e tyre e mëparshme e punës është fshirë në mënyrë të paligjshme nga evidenca e Agjencisë për Punësim, duke i paraqitur si persona që i plotësonin kushtet për të përfituar nga masa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër