Tomovski: Janë siguruar tre kamionë me 76.000 litra ujë për Gostivarin, nëse ka nevojë do të angazhohen edhe cisterne

Nga D. V.
2,265 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Për banorët e Gostivarit, ku është shpallur epidemi, sot do të sigurohen tre kamionë me gjithsej 76.000 litra ujë të pijshëm, ndërsa në ditët në vijim sasia do të rritet sipas nevojave. Nëse paraqitet domosdoshmëri, do të angazhohen edhe cisterne me ujë. Këtë e njoftoi në konferencë për shtyp në Qeveri drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP), Ivica Tomovski, pas shpalljes së epidemisë në Gostivar për shkak të rritjes së menjëhershme të numrit të të sëmurëve me probleme gastrointestinale.

Ai theksoi se Qeveria që nga momenti i parë është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po e ndjek nga afër situatën me furnizimin me ujë në Gostivar.

“Qeveria vendosi në mënyrë urgjente që çdo ditë të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët, derisa të zgjasin masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente, me qëllim që të plotësohen nevojat bazë të popullatës”, tha Tomovski.
Uji do të shpërndahet në shtatë lokacione në qytet:
• “Vodostopanstvo” – Gostivar
• Kopshti “Prolet”
• Shkolla e Mesme Ekonomike
• NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Shar”
• AD ESM – dega pranë garazheve
• Spitali i Përgjithshëm Gostivar
• Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Gostivar
Nëse paraqitet nevojë, do të caktohen edhe pika shtesë për shpërndarjen e ujit.
Furnizim i drejtpërdrejtë për institucionet kyçe
Përveç pikave të shpërndarjes, ujë i pijshëm do të dërgohet drejtpërdrejt në kopshtet e fëmijëve dhe në Spitalin e Përgjithshëm, për të siguruar funksionimin e pandërprerë të këtyre institucioneve dhe mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër