Seanca e fundit parlamentare/ PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, ja çfarë ndodh me hartën e re

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 korrik Zhurnal.mk – Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale.

Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar në shumicën parlamentare, pritet të miratohet raporti i socialistëve, të cilët disponojnë 84 votat e nevojshme.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Partia Socialiste, krahas raportit, do të paraqesë edhe propozimin e saj për hartën e re territoriale. Debati lidhet me faktin nëse Shqipëria do të mbetet me 61 bashki apo do të propozohet një ndarje e re me 50, ose edhe 40 bashki.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër