Erë e fuqishme në Shkup, dëmtohen çatitë e disa shtëpive në lagjen Serov

Nga R.ZH
3,278 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Një erë e fuqishme ka përfshirë pasditen e sotme Shkupin, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit. Sipas informacioneve të para, në lagjen Serov janë dëmtuar çatitë e disa shtëpive, si pasojë e intensitetit të madh të erës, raporton gazetari i Zhurnalit nga vendgjarrja.

Banorët për zhurnal raportojnë se era ka shkëputur pjesë të çative dhe ka shpërndarë materiale ndërtimore në rrugë, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

Ekipet kompetente pritet të dalin në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për sanimin e situatës. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet pranë objekteve të dëmtuara dhe të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm, shkruan Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër