Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro, nënshkruhen kontratat e subvencionimit

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për subvencionimin e 47 klubeve sportive dhe shoqatave sportive, me një vlerë totale prej 176,100 eurosh.

Sipas njoftimit, kjo mbështetje financiare synon fuqizimin e sportit në Mitrovicë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportistëve dhe klubeve lokale.

Kryetari i komunës ka theksuar se sporti do të vazhdojë të ketë mbështetje të qëndrueshme financiare dhe infrastrukturore, me qëllim ngritjen e performancës së sportistëve dhe trajtimin e tyre në mënyrë dinjitoze.

“Sporti në Mitrovicë do të ketë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe infrastrukturore, mbështetje që do të ndikojë në ngritjen e performancës së sportistëve dhe në trajtimin dinjitoz të tyre”, ka shkruar Peci.

Subvencionimi i klubeve dhe shoqatave sportive synon të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të sportit, përkrahjen e talenteve të reja dhe rritjen e aktiviteteve sportive në komunën e Mitrovicës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër