Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Bregut të Fildishtë

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni zyrtare Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Bregut të Fildishtë, me rezidencë në Romë,  Nogozene Bakayoko, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi ambasadores Bakayoko suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se ekziston potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër