Kusari-Lila: Mbrojtja e konsumatorëve mbetet prioritet, nga muaji gusht do të shtojmë numrin e inspektorëve

Nga L. M
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mbrojtja e konsumatorëve mbetet një nga prioritetet tona kryesore.

“Për këtë arsye, jemi të përkushtuar jo vetëm në forcimin e mbikëqyrjes së tregut, por edhe në rritjen e kapaciteteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Duke filluar nga muaji gusht, do të shtojmë numrin e inspektorëve, duke e rritur atë në 43 inspektorë nga 25 sa janë aktualisht. Ndërsa synimi ynë është që deri në fund të vitit ta rrisim këtë kapacitet në 100 inspektorë të tregut, për të garantuar mbrojtje edhe më efektive të qytetarëve nga manipulimet, mashtrimet dhe shkeljet në treg”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka falënderuar inspektorët e IQMT-së për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, veçanërisht në një periudhë kur intensiteti i inspektimeve ka qenë shumë i lartë.

Ajo ka thënë se puna e tyre nuk do të ndalet. “Inspektimet vazhdojnë çdo ditë, në mbrojtje të konsumatorëve dhe për zbatimin e ligjit”, ka thënë Kusari-Lila.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër