Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore, Borçe Serafimovski, realizuan inspektim në terren në fshatin Dabilje, pas motit të lig që goditi rajonin.
Gjatë vizitës, ata zhvilluan takime të drejtpërdrejta me bujqit lokal për të parë nga afër pasojat në sipërfaqet bujqësore dhe pronat e dëmtuara. Përveç dëmeve në kulturat bujqësore, kryetari Jankov inspektoi edhe infrastrukturën rrugore, e cila gjithashtu ishte prekur nga reshjet e dendura dhe erërat e forta.
Sipas shërbimeve komunale, falë reagimit të shpejtë të ekipeve të gatishmërisë, dëmet në rrugët dhe infrastrukturën publike janë sanur në kohë.
Komuna e Strumicës u bën thirrje të gjithë banorëve që kanë pësuar dëme nga moti i lig t’i raportojnë menjëherë në shërbimet kompetente komunale. Pas paraqitjes së rasteve, komisionet e autorizuara do të dalin në terren për të kryer vlerësim të detajuar, me qëllim sigurimin e mbështetjes së nevojshme për qytetarët e prekur.
