Romeo dhe David Beckham tërheqin vëmendjen me ngjashmërinë e tyre gjatë pushimeve familjare në Ibiza

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romeo Beckham ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve familjare në Ibiza, ku u shfaq pranë babait të tij, David Beckham, me të cilin ndan një ngjashmëri të madhe fizike.

Babë e bir u fotografuan pa bluzë në bordin e jahtit luksoz të familjes, duke ekspozuar tatuazhet dhe fizikun e tonifikuar, ndërsa mbanin peshqirë të bardhë të njëjtë pas një noti në det.

Familja Beckham po kalon pushimet verore në Mesdhe me jahtin e tyre “Seven”, me vlerë rreth 18.5 milionë euro, shkruan DailyMail.

Në udhëtim i shoqërojnë Victoria Beckham dhe e dashura e Romeos, Kim Turnbull. Victoria u shfaq elegante me një fustan të zi, shall Chanel dhe kapelë kashte, ndërsa Romeo dhe Kim shijuan edhe një xhiro me motor uji.

Jahti “Seven”, i blerë në vitin 2022, është emërtuar sipas numrit legjendar të fanellës së David Beckham dhe emrit të mesëm të vajzës së tyre, Harper.

Ai ka pesë kabina, kapacitet për dhjetë persona, një vaskë me hidromasazh dhe pajisje të shumta për sporte ujore.

Së fundmi, familja Beckham ishte gjithashtu e pranishme në finalen e Kupës së Botës në SHBA, ku morën pjesë David, Victoria, Romeo, Kim, Harper, Cruz dhe e dashura e tij Jackie Apostel.

I vetmi që mungoi ishte djali i madh, Brooklyn Beckham, i cili vazhdon të mos marrë pjesë në daljet familjare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër