Forcimi i kapaciteteve institucionale, temë e takimit mes ministrit Ferati dhe IFES

Nga R.ZH
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me përfaqësues të IFES-it, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare në mbështetje të proceseve demokratike dhe zhvillimit institucional.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat aktuale të Ministrisë, me theks të veçantë në avancimin e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e efikasitetit në zbatimin e kompetencave të saj.

Në këtë drejtim, si ministri Ferati ashtu edhe përfaqësuesit e IFES shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi konkrete bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin profesional të stafit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.

U vlerësua se bashkëpunimi i vazhdueshëm do të kontribuojë në forcimin e institucioneve, promovimin e vlerave demokratike dhe përmirësimin e shërbimeve në interes të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër