Ministri shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren – Karakaçi: Kostoja nuk është vetëm ndërtimi

Nga L. M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës Milot-Balldren, ku është shprehur se për këtë projekt ka një dezinformim.

“Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të mosinformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s’është askund i njëjtë; ka fushë, ka mal dhe sipas karakteristikave të territorit ndryshojnë edhe kostot.”-sqaroi ai

Nga ana tjetër, ai sqaroi se kostoja e përgjithshme e ndërtimit nuk matet vetëm me kilometra.

“Në një kontratë koncesionare pagesa përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro,”-thekoi ministri

Ministri sqaroi se projekti përfshin 2 ura të reja, tunel, rreth 9.5 km rrugë dytësore, sistem elektronik dhe 5 nyje disniveli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër