Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – Më 25.07.2026, në orën 20:30, në një fshat të Komunës së Petrovecit në Maqedoninë e Veriut nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.D. (24) nga një fshat i rajonit të Shkupit.
Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në fshat, përmes dritares së hapur të automjetit të udhëtarëve „Fiat“ me targa të Shkupit, e kishte kapur nënën e tij 42-vjeçare dhe e kishte tërhequr me automjet rreth 20 metra, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe u dërgua në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum Ohridski“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
