Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se në disa aksione të ndara në Shkup dhe Tetovë, janë ndaluar tetë persona, si të dyshuar për tregti të paligjshme me substanca narkotike.

“Më 29/30.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup privuan nga liria R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33) nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhuri e bardhë, substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli”.

“Më 30.09.2026 në orën 03:40, në Stacionin Policor të Tetovës u ndaluan N.Ç. (33) nga Shkupi, A.L. (21) dhe A.V. (25), të dy nga Prishtina, R. e Kosovës. Ata u privuan nga liria më 29.09.2026 nga oficerët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare Rogaçevë, sepse gjatë një kontrolli tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë paraqitjet përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër