Krushevë, defekti në aparatin e klorit shkaktoi problemet me ujin

Nga Xh M
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Krushevë, 27 korrik Zhurnal.mk – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se është në komunikim me autoritetet lokale, ndërsa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, një orë nuk ka punuar pajisja për klorimin e ujit. Sipas Angellov, situata është e qëndrueshme dhe nuk duhet të krahasohet me rastin e Gostivarit, pasi në Krushevë nuk ka të paraqitur asnjë rast me simptoma helmimi.

“Menjëherë pas paraqitjes se edhe uji në ujësjellësin e Krushevës nuk është i rregullt, menjëherë fola me kryetarin e komunës gjatë së cilës u informova se për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, më së shumti një orë nuk ka punuar instrumenti i klorin, respektivisht nuk ka pasur klorim të ujit. Kështu që rasti në Krushevë as për së largëti nuk është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në Gostivar. Menjëherë pas një ore ajo pajisje që hedh klor në ujësjellësin e qytetit ka vazhduar me punë dhe pres që situata atje të jetë tërësisht e stabilizuar”. – Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër