Po ndërtohet në gjithë shtetin, pritet edhe thirrja e tretë për projekte komunale, deklaroi Mickoski nga Ilindeni

Nga D V
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë vizitës në Komunën e Ilindenit, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se aktualisht në mbarë vendin po realizohen mbi 1.200 projekte të financuara përmes mjeteve të rialokuara nga buxheti qendror drejt komunave.

„Është mirë që po ndërtohet. Me këtë projekt të rialokimit nga buxheti qendror drejt komunave, kemi mbi 1.200 projekte që po realizohen dhe është mirë që Maqedonia është një kantier i madh ndërtimi. Disa projekte po përfundojnë, disa janë në proces, një pjesë shumë e vogël do të nisë së shpejti dhe pres që vitin e ardhshëm ta përmbyllim këtë cikël të projekteve nga thirrja e parë dhe e dytë, ndërkohë që tashmë duhet të mendojmë për thirrjen e tretë, e cila besoj se do të jetë po aq e nevojshme. Ndërkohë, komunat po përgatisin projekte të reja“, tha Mickoski.

Sipas tij, kjo qasje po e ndryshon imazhin e Maqedonisë nga një shtet që, siç u shpreh, „ishte i grabitur, i poshtëruar dhe i turpëruar“, në një vend ku po ndërtohet dhe po ecet përpara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër