Arsenali po përshpejton negociatat me Newcastle United për të finalizuar transferimin e mesfushorit Bruno Guimaraes, me një marrëveshje që pritet të jetë afër vlerës 88 milionë euro në këtë afat kalimtar veror.
Klubi londinez synon ta mbyllë afrimin e reprezentuesit brazilian, pasi vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “St James’ Park” pas katër vitesh e gjysmë me Neëcastle.
Sipas TEAMtalk, kontaktet mes dy klubeve angleze janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.
Lojtari ka informuar drejtuesit e Neëcastle për dëshirën e tij për të nisur një aventurë të re, me synimin për të garuar rregullisht në kompeticionet evropiane nën drejtimin e Mikel Artetës, duke pranuar projektin sportiv të prezantuar nga klubi londinez.
Edhe pse vlerësimi fillestar i vendosur nga Newcastle ishte rreth 116 milionë euro, dëshira e fortë e mesfushorit për t’u larguar ka bërë që drejtuesit e klubit ta shqyrtojnë ofertën.
Trajneri Eddie Howe dëshiron ta mbajë kapitenin e tij, por oferta e Arsenalit ka hapur diskutimet rreth strukturës së pagesës.
Interesimi i Arsenalit për ish-lojtarin e Lyonit vjen si pjesë e planit për të përforcuar mesfushën për sezonin 2026/27.
Negociatat e nisura këtë të martë janë përqendruar te mënyra e pagesës së shumës prej 88 milionë eurosh. Edhe pse qëndrimi zyrtar i Neëcastle është se marrëveshja ende nuk është arritur, palët vazhdojnë të punojnë për të rregulluar detajet e fundit.
Drejtuesit e Arsenalit dhe Neëcastle pritet të zhvillojnë takime të reja në orët e ardhshme. Guimaraes do të ishte goditja kryesore e “Topçinjve” në përpjekjen për të sfiduar sërish për titullin e Ligës Premier.

