Pesëfish është rritur numri i rasteve me procedurë të shpejtë për dhunën në familje

Nga D V
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup. 30 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi Sektorin për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup, ku u njoh nga afër me punën e përditshme të zyrtarëve policorë, sfidat me të cilat përballen dhe rezultatet që po arrihen në trajtimin e dhunës në familje.

Toshkovski bëri të ditur se statistikat e pesë viteve të fundit tregojnë ndryshime në numrin e rasteve të raportuara:
• 326 raste në vitin 2022,
• 216 raste në vitin 2023,
• 273 raste në vitin 2024,
• 273 raste në vitin 2025,
• 187 raste të regjistruara deri më sot në vitin 2026.

Sipas ministrit, veçanërisht inkurajues është rritja e efikasitetit në procedurat e shpejta. Në vitin 2022 janë proceduar 10 raste dhe janë shqiptuar 4 masa kujdesi. Në vitin 2023 — 18 raste dhe 7 masa. Në vitin 2024 — 25 raste dhe 11 masa. Në vitin 2025 — 34 raste dhe 15 masa. Ndërsa në vitin 2026 deri më tani janë proceduar 52 raste dhe janë shqiptuar 23 masa kujdesi.

“Krahasuar me vitin 2022, numri i rasteve të proceduara me procedurë të shpejtë dhe i masave të kujdesit është rritur mbi pesë herë. Kjo tregon se reagimi institucional po bëhet gjithnjë e më i shpejtë, më i organizuar dhe më vendimtar, ndërsa dhuna në familje trajtohet me seriozitet gjithnjë e më të madh”, theksoi Toshkovski.

Ai shtoi se qëllimi mbetet i pandryshuar: çdo viktimë e dhunës në familje të marrë mbrojtje të menjëhershme, ndërsa çdo autor të përballet me reagim të shpejtë dhe të vendosur institucional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër