Vjen reagimi i parë i Hykmete Bajramit pas kuvendit të LDK-së

Nga D V
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas procesit zgjedhor brenda partisë, ku ka bërë të ditur se ishte pjesë e delegatëve që kërkonin ndryshim në LDK.

Përmes një postimi, Bajrami ka shkruar se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se partisë i nevojitet ndryshimi, por sipas saj, 170 delegatë të tjerë kishin një qëndrim ndryshe.

Postimi i plotë:

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.

Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia.

Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër