Aktorja amerikane Donna Mills, e njohur për rolin e Abby Cunningham në serialin “Knots Landing”, ka surprizuar fansat duke hapur një profil në platformën OnlyFans në moshën 85-vjeçare.
Mills tha se, pas më shumë se 50 vitesh në industrinë e argëtimit, e sheh këtë si një mundësi për të komunikuar më afër me publikun e saj.
“Zemër, kam qenë në këtë biznes për më shumë se 50 vjet. Kam parë trendet të vijnë e të shkojnë.
Kur vjen diçka e re që më lejon të flas drejtpërdrejt me njerëzit që kanë qenë me mua që nga ‘Knots Landing’, pse të mos e pranoj?”, u shpreh ajo.
Aktorja shtoi se nuk e shqetëson fakti që mund të jetë krijuesja më e vjetër në platformë.
“Pse jo tani? Jeta është shumë e shkurtër për të qëndruar mënjanë. Fansat e mi më kanë dhënë shumë dhe kjo është mënyra ime për t’i lejuar ata të më afrohen pak”, tha Mills.
Në një intervistë për Variety, ajo bëri të ditur se në profilin e saj do të publikojë momente nga jeta e përditshme, pamje prapa skenave dhe do të komunikojë në mënyrë më personale me ndjekësit e saj.


