BDI: Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit

Nga D V
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – BDI ka reaguar kundër koordinatorit të grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qokut, sipas të fundit, Qoku është rreshtuar kundër Marrëveshjes së Ohrit.
Nga BDI thonë se deklarata e Bekim Qokut se Marrëveshja e Ohrit “nuk është fitore për t’u krenuar” është fyerje ndaj sakrificës së shqiptarëve dhe mohim i arritjes që ndryshoi pozitën e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i BDI-së:
Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit
Deklarata e Bekim Qokut se Marrëveshja e Ohrit “nuk është fitore për t’u krenuar” është fyerje ndaj sakrificës së shqiptarëve dhe mohim i arritjes që ndryshoi pozitën e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike në Maqedoninë e Veriut.
Nga Marrëveshja e Ohrit burojnë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, përdorimi i gjuhës shqipe, decentralizimi, Badenteri dhe fuqizimi i shqiptarëve si faktor vendimmarrës. Të mohosh Marrëveshjen do të thotë të mohosh themelet e të gjitha këtyre të drejtave.
Me këtë qëndrim, lideri de facto i VLEN-it vendoset në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE-në dhe qarqet që pretendojnë se Marrëveshjes së Ohrit “i ka skaduar afati”. Vetë Qoku pranon se VMRO-DPMNE është “tmerrësisht e fuqishme”, duke dëshmuar se VLEN-i e ka pranuar publikisht pozitën e vet të nënshtruar.
Shqiptarët kanë arsye të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit. VLEN-i ka arsye të turpërohet që, për të ruajtur pushtetin, ka filluar të flasë me gjuhën e atyre që prej vitesh kërkojnë çmontimin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër