Gashi: Kjo ditë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, u ka dërguar urim qytetarëve, duke theksuar se kjo festë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet shteti ynë dhe na kujton përgjegjësinë e përbashkët për ta forcuar atë me vepra, vizion dhe përkushtim.

“2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe vetëvendosjes të vendosura në dy shtyllat e kësaj historie: Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski (1944). Këto dy ngjarje historike përfaqësojnë vazhdimësinë e aspiratës për një shtet të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve”, thekson Gashi në urimin.

Por, siç thekson, pesha e kësaj dite nuk qëndron vetëm në historinë që trashëgon, por edhe në shembullin që japim çdo ditë.

“Ajo na fton të reflektojmë për atë se si i jetojmë idealet mbi të cilat u ndërtua Republika, na mat në mënyrën se si i respektojmë institucionet, si e mbrojmë demokracinë, si e dëgjojmë njëri-tjetrin dhe si e vendosim interesin e përbashkët mbi ndasitë”, shoi Gashi.

Prandaj, le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të ripërtërirë angazhimin tonë të përbashkët: institucionet të jenë shembull i integritetit, mediat zë i përgjegjësisë publike, qytetarët pjesëmarrës aktivë në demokraci, e secili prej nesh promovues i besimit, drejtësisë dhe bashkëjetesës.

“Jam i bindur se, duke ruajtur frymën e bashkëjetesës, duke promovuar dialogun, respektin dhe përgjegjësinë institucionale, do të vazhdojmë të ecim përpara drejt një shteti më të zhvilluar, më demokratik dhe më prosperues, të vendosur në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian. Kjo është mënyra më e denjë për ta nderuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!, thesoi Gashi në urimin drejtua qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër