Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj

Nga Xh M
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 gusht Zhurnal.mk – Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.

Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me kalimin e afateve të paraburgimit.

Ilir Beqaj ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim. Më herët, GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vite në paraburgim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër