Në Shkup u privua nga liria 22 vjeçari nga Kosova, ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë

Nga Xh M
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç).

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër