Darsma me armë që u bë virale në Gostivar, MPB nis punën për indetifikimin e autorëve

Nga Xh M
1,191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 1 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk është paraqitur asnjë kallëzim për përdorim të paautorizuar të armës së zjarrit gjatë ahengjeve familjare në Gostivar, por policia tashmë po ndërmerr masa pas informacioneve të marra.

“Në periudhën e kaluar nuk është paraqitur asnjë rast në SPB Gostivar për gjuajtje të paautorizuar me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare. Lidhur me ngjarjen, pas informacioneve të siguruara, po ndërmerren masat e duhura për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në videon e publikuar shihen tre persona duke mbajtur pistoleta të ngritura në ajër, ndërsa rreth tyre ndodhen disa persona që e incizojnë ngjarjen me telefona mobilë, si dhe me kamerë profesionale. Më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimeve policore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër