Shkup, 28 nëntor, Zhurnal.mk – “Në një atmosferë të jashtëzakonshme festive, mes flamujve, këngëve shqipe, gëzimit dhe krenarisë kombëtare, festuam së bashku 28 Nëntorin dhe 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup.
Festës sonë i dhanë emocion të veçantë këngët e Edona Llalloshit dhe interpretimi artistik i Çun Lajçit dhe Pajazit Murtishit, duke e bërë këtë përvjetor edhe më të bukur.
Njëzet vjet më parë, e festuam 28 Nëntorin duke i dhënë Shkupit Skënderbeun. Sot, e festojmë me krenarinë e asaj që kemi arritur dhe me vendosmërinë për atë që ende kemi për të arritur.
Urime 28 Nëntori, shqiptarë, kudo që jeni!
Urime 20-vjetori i vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup!
“, ka shkruar Mexhiti në facebook profilin e tij
