Mickoski: Ilindeni është dëshmia se populli mund të pushtohet dhe nënvlerësohet, por kurrë i nënshtruar

Nga R.ZH
469 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pelincë, 2 gusht – Ilindeni nuk është vetëm një datë, por edhe një amanet dhe një karakter. Ilindeni është dëshmia më e fuqishme se ka popuj që mund të pushtohen, të sulmohen, të tradhtohen dhe të nënvlerësohen, por kurrë nuk mund të nënshtrohen, sepse liria nuk fillon në kufijtë e një shteti, por në zemrën e një populli, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Pelincë, me rastin e shënimit të festës shtetërore të 2 Gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës, shkruan Zhurnal.mk.

Ai theksoi se sot nuk shënohet thjesht një festë tjetër në kalendarin shtetëror, por përkujtohet një periudhë që nuk matet me vite, por me ideale, sakrifica, ëndrra dhe me njerëz që e kanë kuptuar se ka momente në histori kur njeriu nuk jeton vetëm për veten, por për popullin, atdheun dhe brezat që do të vijnë.

“Ilindeni nuk është vetëm një datë, ai është edhe amanet dhe karakter. Ilindeni është dëshmia më e fortë se ka popuj që mund të pushtohen, të sulmohen, të tradhtohen dhe të nënvlerësohen, por kurrë nuk mund të nënshtrohen, sepse liria nuk fillon në kufijtë e një shteti, por në zemrën e një populli. Pikërisht për këtë arsye sot i festojmë të dy Ilindenët si një tërësi historike, sepse Krusheva dhe KAÇKM-ja nuk janë dy histori të ndryshme, por një vazhdimësi, dy faqe të së njëjtës libër, të shkruar me besim, guxim dhe vendosmëri të palëkundur që Maqedonia të jetë e vetja, dinjitoze dhe e lirë”, tha Mickoski.

Kryeministri rikujtoi se në Krushevë lindi ideja se liria vlen më shumë se jeta, ndërsa në Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së, e mbajtur në Manastirin “Shën Prohor Pçinski”, kjo ide mori formën e saj shtetformuese.

“Në Krushevë u dëshmua se populli nuk resht së ëndërruari, ndërsa në KAÇKM u dëshmua se një popull që nuk ndalon së ëndërruari, di edhe të krijojë”, u shpreh ai.

Mickoski theksoi se këto dy procese historike u udhëhoqën nga dy figura të shquara – presidenti i Republikës së Krushevës, Nikola Karev, dhe presidenti i parë i KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento.

Sipas tij, delegatët e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, më 2 gusht 1944, e gjetën themelin për ndërtimin e shtetit maqedonas në ngjarjet e Ilindenit të vitit 1903 dhe në luftën e komitëve dhe vojvodëve, të cilët katër dekada më parë ngritën flamurin e Republikës së Krushevës dhe luftuan për një Maqedoni të lirë dhe autonome, duke theksuar se patron i kësaj lufte ishte organizata VMRO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër