U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 7 anëtarë

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Bulqizës iu shkoi në ndihmë 7 qytetarëve të cilët ishin bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.

Policia njoftoi se pas marrjes së njoftimit nga një shtetas, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe 6 familjarë të tij kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje.

Sipas policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 7 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone.

Të shtatë qytetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër