Testet e tre pacientëve rrezultuan negative: Nuk ka të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

 

Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka raste të reja të etheve të Niljt Perëndimor dhe se rastet e fundit të dyshuara kanë rezultuar negative.

Sa i përket etheve të Niljt Perëndimor, te Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara janë negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshim për ethet e Niljt Perëndimor, njofton sot Ministria e Shëndetësisë.

Prej andej thonë se në koordinim me institucionet kompetente, gjendja po ndiqet me kujdes dhe publiku do të informohet në kohë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër