Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 tetor Zhurnal.mk – Qytetarë të papërgjegjshëm kanë vandalizuar mbikalimin për këmbësorë “Vlajko”, në lagjen Vlae të Shkupit, për shkak të dëmeve të shkaktuara materiale.

Për shkak të dëmtimeve dhe rrezikut të mundshëm për sigurinë e qytetarëve, mbikalimi do të mbyllet përkohësisht për përdorim, njoftoi Komuna e Karposhit.

“Gjatë ditës së sotme jemi dëshmitarë të një tjetër akti vandalizmi në mbikalimin për këmbësorë ‘Vlajko’, i cili ndodhet në lagjen Vlae. Për shkak të dëmit material të shkaktuar dhe mundësisë për lëndimin e qytetarëve, ju njoftojmë se mbikalimi do të mbyllet përkohësisht për përdorim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Karposhit.

Nga komuna bëjnë të ditur se pas sanimit të dëmeve, mbikalimi do të rikthehet sërish në funksion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër