Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 8 tetor Zhurnal.mk – Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përkujton se personat e pafuqishëm dhe të sëmurë që nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotimin e tyre duhet në kohë të parashtrojnë njoftim në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë.

📌 Gjatë paraqitjes, është e nevojshme të dorëzohet:
– Njoftimi në KKZ
– Dëshmia e përshtatshme mjekësore për sëmundjen në origjinal ose kopje, ose aktvendimi i vlefshëm për të përdorur kujdesin e personit tjetër.
📩 Njoftimi mund të dorëzohet personalisht, përmes personit të autorizuar ose në formë elektronike.
⚠️ Certifikata mjekësore nga mjeku amë pa dokumentacionin e përshtatshëm mjekësor nga mjeku specialist nuk pranohet.
🗓️ Afati i fundit: 10 tetor 2026, deri në orën 24:00.

Votimi për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë do të zbatohet më 17 tetor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër