Motori del nga rruga, lëndohen rëndë nëna dhe dy fëmijë

Nga Xh M
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 3 gusht Zhurnal.mk – Një nënë dhe dy fëmijë u lënduan këtë fundjavë në një aksident me katër rrota në një fshat të Tetovës.

Më 01.08.2026 në orën 13:25, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës u raportua se një motor me katërrrota kishte dalë nga rruga në rajonin e fshatit Bozovcë. Oficerët e policisë nga SPB-Tetovë shkuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se M.A. (43 vjeç) nga fshati Shipkovicë, me qëndrim në Gjermani, duke drejtuar një katër-rrota, në të cilën si pasagjerë ishin dy fëmijët e saj të mitur, kishte dalë nga rruga. Personat u transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u konstatuan lëndime trupore, informoi policia.

Prokurori publik nga PTHP Tetovë është njoftuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër