Gjashtë shtetet që po e mbështesin Gianni Infantinon për t’u rizgjedhur president i FIFA-s

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbështetja për Gianni Infantinon, i cili po përballet me kritika të shumta, po zvogëlohet nga dita në ditë, por një grup i vogël shtetesh raportohet se vazhdon ta mbështesë për t’u rizgjedhur si president i FIFA-s, përfshirë Katarin dhe Sri Lankën.

Udhëheqja e Infantinos është vënë nën presion të madh ditët e fundit, pasi plani i tij për të shitur pjesë të vogla të aksioneve në turne të mëdha, përfshirë Kupën e Botës, te investitorë privatë dështoi pas reagimeve të forta negative.

UEFA ka deklaruar se ajo, së bashku me “anëtarë të tjerë të familjes së futbollit”, ka humbur besimin te Infantino, i cili është president i FIFA-s që nga viti 2016. Edhe Federata Angleze e Futbollit ka mbështetur qëndrimin e UEFA-s.

Një numër i madh vendesh kanë tërhequr mbështetjen për 56-vjeçarin, përfshirë Uellsin, Suedinë, Finlandën dhe Anglinë. Megjithatë, gjashtë shtete raportohet se vazhdojnë ta mbështesin Infantinon për një mandat të ri si president i FIFA-s.

Sipas gazetarit të The Athletic, Adam Crafton, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë dy nga vendet kryesore që po e mbështesin Infantinon, së bashku me Butanin, Sri Lankën, Libanin dhe Kuvajtin.

Disa federata afrikane dhe aziatike gjithashtu kanë dalë në mbështetje të Infantinos, i cili do ta mësojë në mars të vitit të ardhshëm nëse do të rizgjidhet apo jo si president i FIFA-s. Në mesin e vendeve që e mbështesin janë edhe Maroku dhe Egjipti.

Sipas statutit të FIFA-s, 20 për qind e anëtarëve të saj (43 shtete) mund të thërrasin një kongres të jashtëzakonshëm të FIFA-s.

Më pas, ata mund të kërkojnë që të zhvillohet një votim për shkarkimin e presidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër