Aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar-Gradec, lënodhen tre persona

Nga D. V.
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar – fshati Gradec, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Më 03.08.2026 në orën 10:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.B. (52) nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve “Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga A.S. (30) nga fshati Dobridoll.

Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.S., ndërsa E.B. dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në QendrënUrgjente në Gostivar. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër