Është arrestuar gruaja që ilegalisht u merrte pagesë turistëve te “Kukllat e Gurit”

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Një grua nga rajoni i Kratovës, e cila për një periudhë të gjatë është paraqitur si përgjegjëse për lokalitetin turistik “Kuklat e Gurit”, është arrestuar pas një kallëzimi për një sërë incidentesh të lidhura me pagesë të paligjshme dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas informacioneve, 41‑vjeçarja Stojna Dimitrovska Booth, pa autorizim të duhur, u ka marrë para vizitorëve që vinin të shikonin lokalitetin natyror, ndërsa gjatë përpjekjeve të turistëve për t’i kundërshtuar, ajo thuhet se ka hyrë në debate dhe ka drejtuar kërcënime.

Rasti ka kulmuar kur, së bashku me bashkëshortin e saj, është përballur me zyrtarë policorë që kanë ndërhyrë në vendngjarje, me ç’rast, sipas kallëzimit, ka pasur edhe sjellje agresive ndaj policëve.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe vizitorë ndajnë përvoja dhe komente për mënyrën se si është kryer pagesa e hyrjes në një nga lokalitetet më të rëndësishme natyrore në rajonin e Kratovës.

“Kuklat e Gurit” janë një raritet natyror dhe një nga atraksionet turistike më të njohura në komunën e Kratovës, që çdo vit tërheq numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Institucionet kompetente duhet të përcaktojnë se si dhe në çfarë kushtesh është kryer pagesa nga turistët gjatë periudhës së kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër